Brazili mposht Spanjën në finalen e Lojërave Olimpike

 
Kombëtarja e Brazilit e ja fituar ndeshjen finale të Lojërave Olimpike në futboll duke e mposhtur Spanjën me rezultat 2-1.
“Seleçao” kaluan të parët në epërsi në sekondat e fundit të pjesës së parë derisa golin e realizoi Cunha, ndërsa paraprakisht Richarlison e kishte humbur penalltinë në minutën e 38’.
Spanja ia doli që t’i barazojë shifrat në minutën e 61’ të ndeshjes dhe me këtë rezultat përfundoi edhe koha e rregullt prej 90 minutave.
Në vazhdimet dy herë nga 15 minutat, Brazili u tregua skuadër më cilësore dhe fitoi me rezultat 2-1 duke iu falënderuar golit të Malcom në minutën e 108’.

Back to top button