Brenda 24 orëve raportohet për tri raste të dhunimit

Gjatë 24 orëve të fundit në Polici është raportuar për tri raste të dhunimit.
Rastet e dhunimit janë nga Prizreni, Gjakova dhe Ferizaj.
Në lidhje me rastin e dhunimit në Prizren dje janë arrestuar dy burra, të cilët dyshohet se e kanë keqtrajtuar e më pas e kanë dhunuar një femër. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.
Ndërsa, një grua nga Ferizaj ka raportuar se vajza e saj para dy muajve është dhunuar nga një burrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.
Dje është arrestuar edhe një burrë nga Gjakova pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një femër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button