RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Brenda ditës arrestohen 5 burra që ushtruan dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë burra të mërkurën, të cilët dyshohet se ushtruan dhunë në familje. Arrestimi i parë është bërë në Prishtinë rreth orës 15:00. I arrestuari dyshohet se më datë 21.08

nga E.Bullaku26 gusht 202126 gusht 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë burra të mërkurën, të cilët dyshohet se ushtruan dhunë në familje.
Arrestimi i parë është bërë në Prishtinë rreth orës 15:00. I arrestuari dyshohet se më datë 21.08.2021 kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Pas rreth një ore, Policia ka arrestuar një person nga fshati Bervenik në Podujevë.
I dyshuari më datë 21.08.2021, rreth orës 15:55, kishte ushtruar dhunë në familje. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Më pas në orën 18:00, është arrestuar një person në Prishtinë, pasi më datë 25.08.2021 kishe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
Arrestimi i katërt për dhunë në familje është bërë në Prizren.
Rreth orës 19:22 është arrestuar i dyshuari, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj të birit të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Poashtu në orën 20:40 është arrestuar një tjetër person në Prizren.
Një burrë që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, fillimisht është ndalur në ndalim policor dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë të mërkurës në Polici në Gjilan është raportuar një rast i dhunës.
Viktima ka informuar se burri i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë