Brenda javës betimi i kryetarit të ri të Zubin Potokut

Brenda javës do të bëhen publike datat dhe vendet ku do të betohen edhe tre kryetarët e rinj për tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan. Këtë e ka konfirmuar për RTV21 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila tha se është në koordinim edhe me kryetarët e tri komunave.
Ndëkrohë, Izmir Zeqiri kryetar i Zubin Potokut tha se gjatë ditëve në vijim do të thërret seancën solemne për betim, pavarësisht se javë më parë ka dhënë dorëheqje kryesuesi i kuvendit nga komuniteti serb.
“Brenda javës do të organizohet seanca, jemi duke punuar intenzivisht për të organizuar seancën, do të mbahet mësë miri që është e mundshme, janë të gjitha kapacitetet me keqardhje e kam prit dorëheqjen e kryesuesit të kuvendit, nuk është pengesë për dhënien e betimit, jemi në proces e sipër me ekipin tim, jemi duke punuar, aspekti i sigurisë, ajo i ka kompetencat e veta unë kujtoi se siguria është në nivel do të jetë në nivel unë pres të harmonizohemi në interes qytetarë dhe shtetërorë dhe interesim e përgjithshëm”, tha Zeqiri.
Njohësi i sigurisë Drizan Shala mendon se Policia e Kosovës duhet të krijojë siguri më të madhe për kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
“Kemi të bëjmë me një territor e cila ishte pjesë përbërëse e insinuancave të krimit të organizuar të Beogradit dhe politikës shtetërore të Aleksandër Vuciq dhe protagonistit kryesor Vulin dhe Milan Radoiciq unë mendoj që policia duhet të ngritët në nivelin e gatishmërisë për të mbështetur kryetarët e rinj me njësit përkatëse për të garantuar jetën e tyre “, tha Shala.
RTV21 ka kontaktuar edhe dy kryetarët e komunave Leposaviq dhe Zveçan, të njëjtit kanë thënë përmes telefoni se janë në fazën përfundimtare të thirrjes së seancës. Ndërkohë qytetarët thonë se presin shumë nga kryetarët e rinj.
Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, pas certifikimit nga KQZ, kryetarët kanë afat një muaj deri në thirrje të seancës për betim, ndërkaq kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në përfundim të këtij afati ligjor./21Media