“Brenda një jave Ukraina mund të mposhtet komplet”
Ushtria ruse përparon më tej në perëndim dhe Kievi iu nënshtrohet zjarrit të rëndë me raketa. Koloneli a.D. dhe politikani i jashtëm i CDU, Roderich Kiesewetter pret që Ukraina të mposhtet së shpejti “ndodhë që brenda një jave ngase po përballet me një ndër ushtritë e forta” – edhe nëse “Putini humbet në planin afatgjatë”, tha koloneli dhe politikani njohur gjerman për n-tv.
Ai thekson se edhe më parë ishte shprehur pro dërgesave selektive të armëve.
“Qeveritë perëndimore, në unanimitet të tyre, nuk e duan këtë. Tani ne duhet të “jemi të përgatitur për të ndihmuar masivisht popullsinë civile ukrainase””, tha ish-ushtari i karrierës dhe koloneli në pension./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?