Brenda rrugës më të vetmuar të Britanisë, banori i fundit refuzon të largohet
Personi i fundit që jeton në rrugën më të vetmuar të Britanisë refuzon të largohet nga shtëpia e tij edhe pse tani nuk ka fqinjë.
Bankieri në pension, Nick Wisniewski, jeton i vetëm pranë 128 banesave pasi i fundit nga rreth 200 banorët u shpërngul në dhjetor.
Stanhope Place në Wishaw, North Lanarkshire, do të rrënohet, por 66 vjeçari po refuzon të largohet edhe pse buldozerët janë gati për të filluar punën, shkruan The Mirror
Tetë blloqet e banesave dhe shtëpitë e tjera në rrugë janë të gjitha të planifikuara për prishje, por Wisniewski po qëndron në vend, pavarësisht përpjekjeve të këshillit për ta blerë atë, përcjell rtv21.tv
Ai thotë se zyrtarët i kanë ofruar atij 35 mijë paund plus dy vjet qira diku tjetër nëse zhvendoset, por ai thotë se oferta nuk do të mjaftonte për të blerë shtëpi diku tjetër. Ai shtoi se është shumë i vjetër për të marrë një hipotekë.
“Personi i fundit që u largua në dhjetor, tani është si një qytet fantazmë. Është kaq qetë dhe e çuditshme të jesh i vetmi person që jeton këtu”, tha ai.
“Jam mësuar me të tani, por mund të bëhet i vetmuar, nuk ka me kë të flas. Ka tetë blloqe secila me 16 banesa në to, dikur ishin afërsisht 200 njerëz këtu dhe kishte vështirësi për të marrë një vend parkimi”, shtoi 66 vjeçari.
Wisniewski bleu banesën e tij në vitin 2017 nën skemën e së drejtës për të blerë, e cila ndihmoi qiramarrësit e këshillit të blinin shtëpitë e tyre me një çmim të zbritur./21Media