Breshër i madh në Skenderaj, shkakton dëme në bujqësi

Në shumë pjesë të vendi pas temperaturave të larta të paradites, ka nis të bie shi. E në fshatrat e Skenderaj ka rënë edhe breshër i madh, ku ka dëmtuar kultura bujqësore, por edhe sera.
Xhevat Dervishi nga fshati Kopiliq i Epërm i Komunës së Skenderaj, ka dërguar në redaksinë tonë disa fotografi ku shihet se përveç dëmeve në kultura bujqësore, breshëri ka dëmtuar edhe serën e tij, duke depërtuar brenda.
