Breshka vonon pesë aeroplanë

Ndoshta iu duket e pabesueshme, por një breshkë në aeroport vonoi pesë aeroplanë.
Breshka e cila peshonte pak më shumë se 2 kilogramë, u pa duke lëvizur ngadalë përgjatë rrugës në aeroportin ndërkombëtar Narita të Tokios të premten në mëngjes.
Stafi në Aeroportin Narita tha se një pilot vuri re breshkën në një pistë rreth orës 11:30 të mëngjesit. Një nga dy pistat e qendrës ajrore u mbyll, transmeton rtv21.tv.
Pesë fluturime u vonuan deri në 15 minuta.
Breshka në pistë u kap nga stafi i aeroportit. Ishte jeshile e errët, e gjatë rreth 30 centimetra dhe me një peshë rreth 2 kilogramë.
Një burim pranë aeroportit thotë se është e rrallë që një breshkë të kapet në një pistë dhe të vonojë nisjet.
Një punonjës i kabinës i cili ishte në bordin e avionit ANA shprehu habi për rastësinë dhe tha se pasagjerët dhe ekuipazhi u nisën me humor pavarësisht vonesës./21Media

Back to top button