Bridget Brink emërohet ambasadore e ShBA-së në Ukrainë
Presidenti amerikan, Joe Biden emëroi diplomaten veterane, Bridget Brink si ambasadoren e re të ShBA-së në Ukrainë.
Më herët sot, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Brink do të lëvizte për të plotësuar “një pozicion vendimtar”.
Washingtoni tha se emërimi i Brink erdhi në një kohë kur ShBA po rrit mbështetjen për Ukrainën.
Shtëpia e Bardhë shtoi se “përvoja dhjetëvjeçare e Brink e bën atë të përshtatshme në mënyrë unike për këtë moment në historinë e Ukrainës”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?