​Brightoni ia shkakton humbjen fatale Arsenalit

Arsenali ka pësuar një disfatë të rëndë në Premier Ligë duke u mposhtur nga Brightoi para tifozëve të vet me rezultat 3-0, humbje e cila pothuajse ia shuan shpresat për titullin kampion.

Skuadra e Mukel Artetas ishte në presion të madh për fitore pas triumfit të Manchester Cityt ndaj Evertonit dhe ky dështim mund të jetë fatal për Granit Xhakën me shokë.

Të tre golat, skuadra e Mikel Artetas i pranoi në pjesën e dytë të ndeshjes dhe realizues ishin Enciso, Under dhe Estupian.

Dy ndeshje para përfundimit të këtij edicioni të Premier LIgës, Arsenali ka 81 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Manchester City i vendit të parë, ndërkohë që skuadra e Guardiolas ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Back to top button