Britania braktis BE me 31 janar

Është bënshrkuar marrëveshja për ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian

Pas 47 vjet anëtarësimi Britania largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar ,duke u bërë kështu shtetit i parë që e braktis këtë union të shteteve evropiane. Mirëpo, vetë procesi i largimit përfundimtar ka para vetes edhe një periudhë të tranzicionit dhe të negociatave të vështira me qëllim të përcaktimit të marrëdhënieve të reja midis Britanisë dhe fqinjëve të saj evropian e që do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2020.

Kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit të Evropës ,pa praninë e mediave, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Mediat nuk ishin të pranishme gjatë nënshkrimit të këtij vendimi nga ana e Sharl Mishelit dhe Ursulës Van Lejen ndërkaq i pranishëm ka qen vetëm negociatorit evropian për Brexit ,Mishel Barnije. Kjo erdhi pas nënshkrimit nga ana e Mbretëreshës Elizabeta e II të projektligjit me të cilin u zyrtarizua largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian përfundimisht me 31 janar.

“Sharl Mishel dhe unë sapo kemi nënshkruar Marrëveshjen për daljen e Britanisë së madhë nga Bashkimi Evropian dhe me te kemi hapë rrugën për ratifikimin e saj nga ana e parlamentit Evropian”-ka deklaruan Fon de Lajen. Ajo ka shtuar se gjerat do të pësojnë ndryshime por që miqësia do të mbetet .Pritet që të mërkurën e ardhshme me 29 janar , disa ditë para afatit, Parlamenti Evropian ta ratifikojë marrëveshjen .

Teksti marrëveshjes që specifikon detajet e largimit të Britanisë nga BE-ja përfshin më shumë se 500 faqe./21Media

Back to top button