Kaloni te përmbajtja kryesore

Britania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në reformat ekonomike

Shala takohet me O’Connell

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, deklaroi sot se Britania e Madhe ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me ambasadorin britanik në Prishtinë Ruairi O’Connell, të cilin e njoftoi për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve.

Ndërsa ambasadori O’Connell shprehu gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme në fushën ekonomike, dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button