Britania e Madhe do të ndalojë për herë të parë superjahtin
Mbretëria e Bashkuar ka urdhëruar ndalimin e një superjahti në ujërat britanike, tha qeveria.
Jahti 38 milionë funte, i quajtur Phi, është në pronësi të një biznesmeni rus të paidentifikuar, por se pronësia e tij është “e fshehur qëllimisht mirë”.
Sekretari i transportit, Grant Shapps tha se masa është “një paralajmërim i qartë dhe i ashpër për Putinin dhe miqtë e tij”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë pas luftës së saj në Ukrainë.
Jahti 58,5 m i gjatë është i treti më i madh i ndërtuar nga ndërtuesi i anijeve Royal Huisman dhe përfshin atë që ndërtuesit e quajnë një “bodrum vere i pafund”./21Media