Britania e Madhe vendos sanksione të reja kundër linjave ajrore ruse

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss ka thënë se Britania e Madhe do të vendosë sanksione të reja për të ndaluar linjat ajrore ruse shtetërore Aeroflot, Ural Airlines dhe Rossiya Airlines të shesin vendet e tyre të papërdorura të uljes në aeroportet britanike, raporton Reuters.
Truss ka thënë se Britania ka mbyllur tashmë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, por do të sigurohet që ato të mos mund të marrin para në vendet e tyre fitimprurëse të uljes në aeroportet tona.
Qeveria britanike ka thënë se vlerëson se vendet e uljes kanë vlerë 50 milionë funte./21Media

Back to top button