Britania në prag të zgjedhjeve

Konservatorët rrezikojnë të humbin shumicën në Parlament

Partia Konservatore në pushtet e Kryeministres së Britanisë, Tereza Mej, rrezikon të humb shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që zhvillohen më 8 qershor, dëshmoi rezultati i anketës, i publikuar nga gazeta Times, shkruan rtv21.tv

Hulumtimi dëshmon për atë se konservatorët do të mund të humbin 20 prej gjithsej 330 ulëseve, sa kanë në përbërjen aktuale të Parlamentit, ndërsa Partia Laburiste në opozitë do të mund të shtoi për 30 numrin e deputetëve të saj.

Në këtë mënyrë, konservatorëve do t’i mungonin 16 vende për të siguruar shumicën prej 326 ulëseve, e cila nevojitet për të qeverisur pa mbështetjen e partive tjera.

Në anën tjetër, madje shtatë anketa të bëra gjatë javës së kaluar dëshmojnë se konservatorët do të fitojnë zgjedhjet, por epërsia e tyre ndaj laburistëve ka filluar të shkrihet.

Dështimi për të siguruar shumicën do të ishte një goditje e rëndë për kryeministren Mej, në kohën kur Britania po tenton të siguroi një marrëveshje sa më të mirë me Brukselin për largim nga Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button