Britania shpreh interesim për Doganat e Kosovës

McDonald dhe O’Connell takuan drejtorin e Përgjithshëm Bahri Berishën

Sekretari i përhershëm i ministrisë së punëve të jashtme të Britanisë, McDonald dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, kanë vizituar Doganën e Kosovës, ku është diskutuar për fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkufitar.

Simon McDonald takoi drejtorin e Përgjithshëm Bahri Berishën dhe shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë zyrtari publik i parë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike, përmes projektit të përkrahjes teknike në rekrutimin e zyrtarëve publik duke u bazuar në proces transparent dhe meritokrat.

Gjatë takimit Berisha e informoi me të arriturat e doganës gjatë viteve të fundit, njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e Bashkuar dhe në veçanti për Doganat britanike të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pas-luftës, thuhet sipas një komunikate të Doganës

Gjatë vizitës McDonald vizitoi qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganor në zbatimin e kontrolleve kufitare.

Në përfundim të takimit McDonald ftoj Berishën që të marr pjesë si panelist në samitin e radhës që mbahet në Ëilton Park, ku tema është diskursi i sigurisë në shtetet Ballkanike

Back to top button