Britania siguron 2.64 milionë dollarë furnizime ushqimore për Ukrainën

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha të shtunën se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 2 milion £ (rreth 2.64 milion dollarë) në furnizime ushqimore për zonat e Ukrainës të rrethuara nga forcat ruse.
Kjo ndihmë vjen pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga qeveria ukrainase, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë të shtunën.
Truss tha se ky dhurim jetik i ushqimeve dhe furnizimeve do të ndihmojë në mbështetjen e popullit ukrainas përballë pushtimit barbar të Rusisë.
Ajo tutje shtoi se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po punon me Poloninë dhe Sllovakinë për të ofruar ushqim të tharë, mallra të konservuar dhe ujë në Ukrainë nga “fillimi i javës së ardhshme”, ku afërsisht 25 kamionë me furnizime do të transportohen me rrugë dhe hekurudha për komunitetet në nevojë.
Sipas njoftimit për shtyp, dhurimi vjen si pjesë e 400 milionë paundëve (rreth 528 milionë dollarë) që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në ndihmë humanitare dhe ekonomike./21Media

Back to top button