British Airways pritet të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë

Shkak koronavirusi

Linja ajrore “British Airways”, do ta pezullojë pjesën më të madhe të flotës së saj për shkak të krizës së koronavirusit. Kjo komopani ka negociuar me Unite union për më shumë se një javë për pezullimin e stafit nga puna.

Të dy palët kanë arritur një marrëveshje të gjerë, por ende nuk është nënshkruar, transmeton 21Media.

Marrëveshja nënkupton që deri në 80% të ekuipazhit të kabinës së British Airways, stafit në terren, inxhinierët dhe ata që punojnë në zyrën qendrore do të ndërpresin punën e tyre./21Media

Back to top button