Britney falënderon fansat për përpjekjet për ta liruar nga kujdestaria e babait
Këngëtarja amerikane, Britney Spears ka falënderuar të gjithë që për vjet me radhë kanë organizuar kampanja për lirimin e saj nga kujdestaria ligjore që babai i saj, Jamie Spears kishte mbi të.
Një gjykatëse në Los Angeles pezulloi babain e saj nga kujdestaria, që të njëjtën e kishte fituar në vitin 2008.
Këngëtarja falënderoi të gjithë, pasi sipas saj fitorja e saj në këtë rast është edhe meritë e të gjithë atyre që i dolën në përkrahje asaj.
“Kam qarë për dy netë për dy orë me radhë sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë”, shkroi Britney.
Gjatë një seance dëgjimore të Gjykatës në Los Angeles, gjykatësja Brenda Penny i dha fund çështjes së kujdestarisë e cila e ndoqi artisten për 13 vjet me radhë./21Media