Britney Spears fiton lirinë për kontroll të jetës së saj
Avokati i yllit të muzikës Britney Spears, Mathew Rosengart, ditën e gjykimit të Britney Spears lidhur me kujdestarinë nga ana e babait të saj rreth jetës dhe pasurisë së saj e quajti “ditë e madhe për drejtësi”. Ai kështu e quajti pasi që gjykata në Los Angeles largoi babain e saj nga kujdestaria, kontrolli mbi jetën dhe paratë e Britney, gjë që të cilën e ka bërë për 13 vite.
Ai para medieve me këtë rast tha se kjo është ditë e madhe për Britney Spears, po ashtu ditë e madhe për drejtësinë, dhe se tani mund të kremtojnë për këtë. Mathew tha se Spears është përballur një dekadë me akthe, të cilat i ka orkestruar babai i saj dhe të tjerët. Ai po ashtu tha se është krenar që Britney mori guximin për të dalë publikisht për këtë.
Mathew po ashtu tha se klientja e tij është falënderuese që përmes lëvizjes Free Britney tërhoqi vëmendje për gjendjen e saj të mjerë. Sipas tij, ajo ua di për nder të gjithë atyre që e kanë përkrahur në këtë lëvizje. Ai tha se ia di për nder edhe vetë ai pasi që falë saj ia doli të kryej punën deri në fund.
Sa i përket babai të Spears, Mathew tha se ai dhe të tjerët do të përballen me pasoja serioze, këtë posa t’i shikojë sërish dokumentet për këtë rast.
Gjykatësja në gjyqin e lartë suprem në Los Angeles, Brenda Penny, u pajtua me peticionin nga Spears dhe avokatin e saj që James Spears të heqë dorë nga kujdesi ndaj bijës së tij. Ky vendim u mor disa muaj pasi që Britney Spears në një seancë gjyqësore kërkoi që babai i saj të heqë dorë nga kujdestaria ndaj saj. Ajo tha se kërkon që t’i kthehet jeta.
Dhe pa kundërshtime, për të hequr babain e Spears nga kujdesi për të bijën e tij, Penny do t’i jap fund kësaj në séance gjyqësore me 12 nëntor, ku këngëtares do t’i kthehen jeta dhe paratë./21Media