Bërnabiq kërcënon me përdorim të ushtrisë të Serbisë

Bërnabiq shtoi se kjo është një nga opsionet e saj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sot me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj dhe shtoi se kjo është një nga opsionet e saj.

“Unë shpresoj se kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë spastrime të reja etnike dhe stuhi të reja, megjithëse Edi Rama u bën thirrje atyre”, tha Bërnabiq për gazetarët në Qeverinë e Serbisë.

Ajo tha se të gjithë krerët evropianë do të pyesin se çfarë do të bënin nëse do të ishin në vendin e saj.

Ndërkaq, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli para pak ditësh vendosi që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

Me 3 dhjetor, komisioni për Integrime Evropiane dhe ai i Punëve të Brendshme kanë miratuar tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. Në të dy komisionet, deputetët kanë votuar unanimisht për kalimin e këtyre projektligjeve pa asnjë vërejtje.

Back to top button