Brohoriti “Kosovën do ta lajm me gjak”, paraburgim për malazezin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim kundër të pandehurit R.J., shtetas i Malit të Zi, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit”.
Sipas një komunikate për media nga Themelorja, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 28.06.2021, rreth orës 14:00 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, respektivisht te monumenti i “Gazimestanit”, i pandehuri, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës.  Gjatë manifestimit të përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, i njëjti publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka brohoritur, “Vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”, kurse para gazetarëve dhe mediave të pranishme ka deklaruar se “shqiptarët do ta kenë ngushtë”, duke rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve etnike dhe fetare në territorin e Republikës së Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media

Back to top button