BSPK përkrah sindikatën e Telekomit lidhur me pagat

Punëtorët e Telekom nga muaji i ardhshëm marrin pagat me ulje

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës  ka përkrahur veprimet e Sindikatës së Telekomit lidhur me paralajmërimin për ulje pagash për punëtorët e kësaj kompanie.

“Pas paralajmërimit të krerëve të institucioneve për ulje pagash për punëtorët e Telekomit , BSPK përkrah reagimin e bërë nga Sindikata e Telekomit, e cila kishte kundërshtuar vendimin në lidhje me pagat.”, thuhet në kumtesën e BSPK.

Gjithashtu përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform Ligjit të Organizmin Sindikal në vend, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të punëtorëve.

Ndryshe nga muaj i ardhshëm punonjësit e Telekomit të Kosovës do të marrin pagat 40 përqind më pak, këtë e ka konfirmuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Kjo ulje e pagave, sipas ministrit Lluka do të ndodhë për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi.

Back to top button