Buffon do t’i bashkohet stafit të kombëtares italiane

Portieri i njohur talian, Gianluigi Buffon, do t’i bashkohet stafit të trajnerit të Italisë, Roberto Mancini..

Fituesi i Kupës së Botës 2006 ka pranuar ofertën e Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina që ai të bëhet shefi i delegacionit të Azzurrit, thanë burimet.

Ky pozicion është mbajtur më parë nga Gianluca Vialli, i cili ka vdekur në janar, në moshën 58-vjeçare pas një beteje me kancerin e pankreasit.

Buffon, një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga futbolli.

Ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusit kishte luajtur dy sezonet e fundit në Serie B me Parma, klubi me të cilin kishte bërë debutimin në ligën e parë në moshën 17-vjeçare në 1995.

45-vjeçari i ishte bashkuar klubit në vitin 2021 nga Juventusi, pasi kishte marrë trofeun e tij të 23-të me gjigantët e Torinos me një fitore të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Ai kishte qenë në Juventus që nga viti 2001 dhe kishte fituar me klubin 10 tituj rekord të Serie A.

Back to top button