Bugaçku: Osmani dje bëri shkelje flagrante të Kushtetutës

(Lajm i përditësuar)

Bugaçku: Osmani dje bëri shkelje flagrante të Kushtetutës

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Vullnet Bugaçku, në “Click” të RTV21 tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me veprimin e djeshëm ka bërë shkelje të Kushtetuës.

”Në fillim të mandatit të saj si presidente veprimi i parë anti kushtetues ka qenë shkarkimi i Valdete Dakës shkelja e parë e kushtetutës, shkelja e dytë kjo ka ka dërguar një pyetje në Gjykatë për lligjin per zgjedhje te pergjithshme, e ka pyetur Gjykatën qysh me i zgjedh anëtarët e KQZ-së dhe shkelja e tretë dhe flagrante është bërë dje, nese konsitituohet kuvendi nese ka deputet qe kane guxim duhet me sfidu”, tha Bugaçku.


Bugaçku: Presidentja reagoi tri ditë para se të përfundonte afati 30-ditor për deputetë

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Vullnet Bugaçku, në “Click” të RTV21, kritikoi qasjen e presidentes, Vjosa Osmanit ndaj gjyqësorit dhe rendit kushtetues, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj si të papranueshme dhe si një sulm ndaj rendit kushtetues.

“Tri ditë para se të përfundonte afati 30-ditor që deputetët e kanë për konstituimin e Kuvendit, reagoi Presidentja. Ajo dërgoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi masë të përkohshme – pra, pezullimin e rendit kushtetues. Tri ditë para shpalljes së vendimit, ajo doli publikisht, reagoi dhe sulmoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo e atakoi rendin kushtetues,” tha  Bugaçku.


”Osmani palë me Kurtin?” Bugaçku: E cenoi pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Veprimi i presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën nga Gjykata Kushtetuese ka nxitur reagime nga organizatat e shoqërisë civile. Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Vullnet Bugaçku, në “Click” të RTV21, ka vlerësuar se me këtë veprim është cenuar pavarësia funksionale e Gjykatës Kushtetuese.

“Dje, me veprimet dhe mënyrën se si e ka tërhequr kërkesën, Osmani – unë mendoj – e ka shkelur dhe cënuar pavarësinë funksionale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,” tha Bugaçku.

Ai tutje ka shtuar se në një mënyrë, ”Presidentja u bë palë me Kurtin “kundër” Kushtetueses”./21Media

Back to top button