Bugaqku: Mandati i kësaj qeverie ka skaduar, Kurti nuk mund të qëndrojë në dy funksione

(Lajm i përditësuar)


Bugaqku: Mandati i kësaj qeverie ka skaduar, Kurti nuk mund të qëndrojë në dy funksione

Vullnet Bugaqku nga KDI, në emisionin “Click” të RTV21 për qeverinë në detyrë, ka thënë se kjo qeveri ka skaduar.

Teksa ai shtoi se Albin Kurti është deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës dhe i njëjti sipas tij nuk mund të qëndrojë në dy funksione.

“Mandati i kësaj qeverie ka skaduar, Kurti sot e di që është deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës, ligjërisht edhe kushtetueshmërisht nuk mund të qëndrojë në dy funksione. Momentin kur e ka dhënë betimin si deputet, ai është vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës”, tha ai. /21Media


Bugaqku: Bllokada në Kuvend është e qëllimshme për lojërat politike partiake

Vullnet Bugaqku nga KDI, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me bllokadën në Kuvend ai thotë se kjo bllokadë është e qëllimshme.

Sipas tij kjo bllokadë është e qëllimshme për lojërat politike partiake.

“ Unë mendoj që krejt kjo bllokadë këta pesë muaj që jemi po shihet që është bllokadë e qëllimshme, për lojërat politike partiake”, deklaroi Bugaqku. /21Media


Bugaqku: Shteti tashmë është dashtur të ketë Kuvendin e konstituuar

Vullnet Bugaqku nga KDI, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me konstituimin e Kuvendit ka thënë se Kosova tashmë është dashur të ketë Kuvendin e konstituar, teksa shtoi se kjo është apsurde.

“Shteti tashmë është dashtur të ketë Kuvendin e konstituuar, ne po i shohim zhvillimet botërore në vazhdimësi dhe nuk e kemi lluksin e kemi thënë vazhdimisht që nuk e kemi lluksin të sjellin më mënyrë indiferente karshi zhvillimeve që po ndodhin sot në Evropë dhe në botë. Prandaj nuk e kuptoj, e shoh tejet apsurde”, tha ai. /21Media

Back to top button