Bugaqku: Nëse Basha jep dorëheqje, menjëherë duhet të fillohet procedura e zgjedhjes së kryetarit të ri

(Lajm i përditësuar)
Bugaqku: Rashiq nuk do të mund ta gëzoj pozitën e nënkryetarit, nuk i përket grupit parlamentarë që ka të drejtën e propozimit
Vullnet Bugaqku nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq në çfarë do lloj varianti nuk do të mund ta gëzojë pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit.
Kjo sipas tij është përshkak se në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit asnjë grup dhe parti politike parlamentare nuk mund të propozohen nënkryetarë të Kuvendit që nuk i përkasin partisë së tij parlamentare.
“Në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit asnjë grup, parti politike parlamentare nuk mundet me propozu nënkryetarë të Kuvendit që nuk i përket partisë së tij parlamentare. Nenad Rashiq në çfarë do lloj varianti nuk do të mund ta gëzoj atë pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit sepse nuk i përket grupit parlamentarë që ka të drejtën e propozimit”, tha ai. /21Media
Bugaqku: Nëse Basha jep dorëheqje, menjëherë duhet të fillohet procedura e zgjedhjes së kryetarit të ri
Vullnet Bugaqku nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se nëse kryetari i Kuvendit, Dimal Basha jep dorëheqje nga pozita e tij, duhet të fillohet menjëherë procedura e zgjedhjes së kryetarit të ri.
Ndër të tjera ai tha nuk mund të zgjidhen nënkryetarët pa filluar kjo procedurë e kryetarit nëse ka dorëheqje të tillë.
“Albulena Haxhiu aktualisht është nënkryetare e parë, sipas rregullorës mund ta zëvendësojë kryetarin kur ai mungon por nëse ky jep dorëheqje z.Basha sot apo nesër menjëherë duhet të fillohet procedurën e zgjedhjes së kryetarit të ri, menjëherë duhesh me fillu. Nuk mundesh me zgjedh nënkryetarët pa i kry procedurën e kryetarit”, deklaroi Bugaqku. /21Media
Bugaqku për Dimal Bashën: Sot në konferencë do të duhej të jepte dorëheqje
Vullnet Bugaqku nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 për punimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës kundër UÇK-së, ka thënë se ai sot në konferencë do të duhet të jepte dorëheqje.
Teksa shtoi se gjuha e përdorur në atë tekst kur citohet nuk citohet vetëm pjesa e asaj zojës apo pjesa e Bashës.
“Më e pakta që sot do të duhej të bënte në konferencë kryetari i Kuvendit, në kuptimin moral dhe etik që të jepte dorëheqje, përshkak se gjuha që është përdorur në atë tekst që ky është bashkautor edhe kur citohet ai punim, citon si autorë të përbashkët nuk citohet vetëm pjesa e asaj zojës apo pjesa e tij”, tha Bugaqku. /21Media