Bugaqku: Nuk dihet se si po zhvillohet rinumërimi i votave në QNR

(Lajm i përditësuar)
Bugaqku: Nuk dihet se si po zhvillohet rinumërimi i votave në QNR
Vullnet Bugaqku, nga KDI në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për çështjen e rinumërimit të votave ku në disa komuna ka pasur manipulime të votave, ngrehu alarm për rinumërimin e votave në QNR, ku u shpreh se askush nuk është e verifikuar këtë proces se si po funksion.
Bugaqku përmendi edhe KQZ-në e cila sipas tij ka kohë të gjatë që nuk ka mbajtur mbledhje.
”Sot po bëhen rinumërimet përshkak të manipulimeve në qendrat komunale të numërimit, por askush nuk është duke e ditur se si po numërojn këta në QNR, askush nuk është duke i verifikuar këta në Fushë Kosovë si po numërojn. Nuk është duke u bërë asnjë auditim aktualisht, KQZ nuk është duke mbajtur as mbledhje, ka një kohë të gjatë që nuk ka pasë mbledhje. Ne sot i kemi rezultatet sipas atyre që po dalin në sistem të KQZ-së nga rinumërimi që po bëhet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, aty është duke u bërë verifikimi”, tha Bugaqku./21Media
Bugaqku: Vjosa Osmani ka qenë totalisht në shërbim të Vetëvendosjes
Vullnet Bugaqku, nga KDI në emisionin “Click” të RTV21, për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, tha se ka qenë në shërbim të LVV-së. Ai shtoi se që katër muaj Osmani ka qenë në linjë me qëndrimet zyrtare të LVV-së.
“Ka qenë në totalisht në shërbim të partisë që ka fituar zgjedhjet, totalisht nuk ka një president në Kosovë në mënyrë aq të drejtpërdrejt po e them pak më butë që ka ushtruar përgjegjësi Kushtetuese si funksion e presidentit të shtetit, sidomos katër muajt e fundit duke qenë në linjë me qëndrimet zyrtare të partisë fituese të zgjedhjeve (LVV-së)”, tha ai./21Media
Bugaqku për kandidaturën e Hotit: Mund të mos jetë pjesë e rendit të ditës në Kuvendin e LDK-së
Vullnet Bugaqku, nga KDI në emisionin “Click” të RTV21, për mbledhjen në Kuvendin e LDK-së e cila do të mbahet të shtunën tha se nuk do të ketë garë zgjedhore.
“Nuk do të ketë garë zgjedhore, një pikë e rendit të ditës është do të pranohesh dorëheqja e Abdixhikut apo jo, sepse këta po e cilësojn si kërkesë për votë besim.
Për shpalljen e kandidaturës së Avdullah Hotit për kryetar të LDK-së paralajmëroi se mund të mos jetë fare pjesë e rendit të ditës kjo kërkesë./21Media