Bugaqku për qeverinë në detyrë: Po sfidojnë Kushtetutën dhe ligjshmërinë

(Lajm i përditësuar)


Bugaqku për qeverinë në detyrë: Po sfidojnë Kushtetutën dhe ligjshmërinë

Vullnet Bugaqku nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 tha se qeveria në detyrë po e sfidon Kushtetutën dhe ligjshmërinë për vendimet të cilat i ka marrë deri më tani.

Duke shtuar se kjo nuk është thjesht një shkelje e një vendimi administrativ.

“Nuk lejohet në një shtet normal, demokratik një aparat qeveritar që dorën në zemër është në mandat të skaduar dhe nxjerr vendimmarrje që personat në fjalë (qeveria në detyrë) jo që i sfidojnë Kushtetutën por sfidojnë ligjshmërinë, nuk është thjesht një shkelje e një vendimi administrativ ose kushtetus, unë besoj që ka ingerenca penale këtu”, tha ai. /RTV21/21Media


Bugaqku për 100 eurot e studentëve: Është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike

Vullnet Bugaqku nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 për 100 eurot që qeveria në detyrë ia ka dhënë studentëve tha se ky vendim është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike të mbarëvajtjes së një procesi zgjedhor.

Ai shtoi se ky është shfrytëzim i resurseve publike për qëllimin e përfitimit në këtë periudhë elektorale.

“Siç e kemi thënë edhe më parë vendimet e tilla sidomos kur ndërmirren në një periudhë goxha të ndjeshme elektorale, pra jo që e cenojnë integritetin e zgjedhjeve por edhe barazinë e tyre zgjedhjeve për faktin se një aparat shtetëror ose një aparat i zyrtarëve shtetëror i shfrytëzojnë resurset publike me qëllim që të përfitojnë në mënyrë elektorale. Kjo është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike të mbarëvajtjes së një procesi zgjedhor”, deklaroi Bugaqku. /RTV21/21Media

Back to top button