Bugaqku: Presidentja të garantojë funsksionimin kushtetues të institucioneve

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të jetë garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve. Në një përgjigje për rtv21 Bugaqku tha se presidentja nuk duhet të fillojë konsultat me partinë fituese të zgjedhjeve për formimin e Qeverisë pa përfunduar konstituimi i Kuvendit me zgjedhjen edhe të të gjithë nënkryetarëve të këtij institucioni.
‘’Presidentja duhet të jetë e kujdesshëm, duhet të jetë e matur dhe të luaj rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve. Unë besoj se zyra ligjore dhe ajo e dinë shumë mirë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar në momentin kur zgjedhen organët e Kuvendit, anëtarët e krysisë dhe kryetari i Kuvendit. Andaj, shpresoj se presidentja nuk do të marrë ndonjë veprim i cili do ta shkel në mënyrë të rëndë kushtetuen. Nëse eventualisht presidentja fillon konstultimet me partinë fituese dhe e cakton mandatarin për formimin e Qeverisë kur dihet që një rast është në Gjykatën Kushtetuese atëherë rrjedhimisht mund të hyjmë në një situatë që çoftë konstituimi i Kuvendit apo i caktimit të mandatarit të shpallet i pavlefshëm”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket mbajtjes së mbledhjes së Krysisë e thirrur nga kryeparlamentari Basha, hulumtuesi në KDI Vullnet Bugaqku tha se ato mbledhje janë të paaarsyeshme.
‘’Bazuar në intepretimet dhe vendimet e Gjykatës Kushteutes sa i përket konstituimit të Kuvendit, gjykata e ka bërë të qartë se Kuvendit konsiderohet i konstituuar në momentin kur përfundon zgjedhja e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve të tij. Sot nuk ka arsnjë arsye që të ketë mbledhje të kryesisë çoftë për çështje konsultative apo përmbajtësore. Pasi që nuk ka ende përfundim të konstituimit të Kuvendit për shkak se nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët siç kërkohet nga praktikat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese çfarëdo vendimmarrje mund të prodhohet nga ana e kryetarit dhe e kryesisë nuk ka legjitimitet për faktin se Kuvendi ende nuk është i konstituuar”, u shpreh ai./RTV21/21Media