Bujku i cili mban nëntë anëtarë të familjes vetëm nga kultivimi i patates: Djali e ka refuzu vizën për Gjermani

Ibrahim Hasani është bujk i cili merret me kultivimin e patates.

Ai për RTV21 tregoi se gjatë këtij viti ka arritur që të nxjerrë mbi 50 mijë patate.

Hasani u shpreh se po arrinë të ia dalë shumë mirë ekonomikisht pasi që si# tha askush nga familja nuk punon, pra nëntë anëtarë të familjes së tij jetojnë nga kultivimi i patates.

Madje bujku tregoi se djali tij ka refuzuar vizën për Gjermani.
“S’ka shku në Gjermani , ka qenë dy muaj ka ndejt pak dhe ka thënë s’mundem më “, tha Hasani i cili paraprakisht tregoi se dy student ka arritur t’i shkolljë vetëm me të ardhurat nga kultivimi i patates./21Media

Back to top button