Bulliqi: Objekti i vjetër i shkollës Kërpimeh do të shndërrohet në çerdhe

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se objekti i shkollës së vjetër në fshatin Kërpimeh nuk do të rrënohet por do të restaurohet dhe do të shndrrohet në çerdhe.

Tutje Bulliqi ka bërë të ditur se për realizimin e këtij projekti janë ndarë 150 mijë euro.

“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh . Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane. Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet. Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës!”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”./21Media

Back to top button