Bundestagu voton për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë

Bundestagu dërgoi sot një sinjal solidariteti dhe mbështetje për Ukrainën.
Në fund opozita e Unionit CDU/CSU dhe partitë e koalicionit qeverisës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP shuan grindjen për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe votuan së bashku për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. 586 vota ishin pro, 100 kundër dhe 7 abstenime, ndërsa grupet parlamentare E Majta dhe AfD refuzuan.
Në një deklaratë të publikuar në Berlin, të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.
Gjermania qëndron e vendosur në krah të Ukrainës në luftën e saj për liri, theksuan parlamentarët gjermanë./21Media

Back to top button