Bunkerat në Ulpianë po shndërrohen në hapësira arti

Bunkerat në Ulpianë që dikur ishin vend strehimi për të shpëtuar jetën, sot po shndërrohet në hapësira arti, njofton Komuna e Prishtinës.
“Prej hapësirave të errëta, me lagështi e mbeturina kemi kriju një ambient të ndritshëm, modern, plot jetë. Dritë, klimatizim dhe mbi të gjitha, derë hapur për krejt lagjen.
Fëmijët që dje i shmangeshin kësaj hapësire, sot do të hyjnë me kurreshtje, me ide, me ëndrra që rriten.
Nga një bunker i harresës, në një qendër të gjallë të kulturës.Nga një vend i frikshëm në frymëzim.
Prej izolimit në bashkim. Ky është vizioni ynë|, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se Ky rikonstruktimi u mundësua falë financimit nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, në partneritet me UNDP Kosovë.
“Ky investim hap rrugën për transformimin e kësaj hapësire në një Qendër për Art dhe Kulturë, e cila do të menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.Sepse Kryeqyteti i kthen edhe kujtimet më të errëta në hapësira që frymëzojnë të ardhmen.”, përfundon njoftimi./21Media