”Burdushit ” i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj
“Burdushi” do të qëndrojë në paraburgim deri në muajin shkurt
Mjeku popullor, Hysri Peçani i njohur si ” Burdushi ”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshmin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëmi veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shamngie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit për periudhën 2 muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019.
Prokurori i çështjes, Fatos Ajvazi kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, pasi që sipas tij prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, ekziston rreziku që me lënien në liri i njëjti rrezikon dëmtimin e provave tjera, apo edhe ikjen nga drejtësia , andaj prokurori ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm.
Gjyqtari i çëshjtes Luan Berisha ka marrë vendim, dhe i ka vazhduar masën e paraburgimit, pasi që sipas gjyqtarit të çështjes ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.
Burdushi gjendet në paraburgim i dyshuar për 4 vepra penale./kallxo.com