“Burg” para zyrës së BE-së

Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burgu” para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta kundërshtuar mosliberalizimin e vizave.
Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci, theksoi se në bazë të këtij aktiviteti duan t’i tregojmë BE se si po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.
“Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar. Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, tha ai.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim./21Media

Back to top button