Burgim të dyshuarve për keqpërdorim seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër shtatë të akuzuarve SH.XH, V.V, G.H, F.C, I.R, G.Z dhe H.H.
I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj.
I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë”, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet.
I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet.
I akuzuari F.C. është shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet me kusht që në afat prej 3 vjetëve nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari I.R. është shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet me kusht që në afat prej 3 vjetëve nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari G. Z. konform nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale “Frikësimi” gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së.
Ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin”./21Media
 

Back to top button