Burnley e Blackpool befasojnë skuadrat e Premier Ligës në FA Cup

Kanë përfunduar edhe 10 ndeshje të tjera të raundit të tretë të FA Cup, ku kemi disa rezultate interesante si dhe befasi.
Burnley dhe Blackpool kanë shkaktuar befasi në këtë raund të kësaj gare, duke eliminuar skuadrat e Premier Ligës si Bournemouthin dhe Nottinghamin.
Burnley e ka mposhtur me rezultat 4:2 si mysafirë skuadrën e Bournemouthit, ndërsa Blackpool e ka shkatërruar Nottinghamin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:1.
Po ashtu, fitore regjistroi edhe skuadra e kampionatit anglez, Brighton e cila e mposhti me rezultat bindës 5:1 Middlesbroughin e Michael Carrick (ish-futbollist i Manchester United).
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar, si dhe skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje për në raundin e katërt të FA Cup.
Blackpool 4:1 Nottingham Forest
Boreham Wood 1:1 Accrington
Bournemouth 2:4 Burnley
Chesterfield 3:3 West Brom
Fleetwood 2:1 QPR
Hull 0:2 Fulham
Ipswich 4:1 Rotherham
Middlesbrough 1:5 Brighton
Millwall 0:2 Sheffield United
Shrewsbury 1:2 Sunderland.

Back to top button