Burri bashkë me prindërit dhunë ndaj nuses, arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të dhunës në familje në Gjakovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të premten në ora 19:00.

“Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehërria)”, thuhet në raportin 24-orësh.

Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button