Burri bëhet për spital nga djali dhe reja në Malishevë

 

Policia ka njoftuar se dje në mesditë një burrë kosovar nga Malisheva është sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e tij.

”Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me sugjerim të prokurorit ndaj viktimës është lëshuar ”Urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button