Burri dëbon gruan bashkë me fëmijët nga shtëpia

Një grua ka raportuar në Polici se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar te familja e viktimës.
Rast raportohet të ketë ndodhur më 25 dhjetor në Drenas.
Policia rastin e ka cilësuar si “dhunë në Familje“ ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media