Kaloni te përmbajtja kryesore

Burri dhe kunetët e bëjnë për spital gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje pasdite në Prishtinë. Një grua raportoi në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorit dhe dy vëllëzërit e tij.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se tre personat e dyshuar janë arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë. Të dhënat e Policisë së Kosovës, që i përkasin periudhës janar-nëntor 2021, flasin për një rritje me 13.10% të rasteve të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 6 raste vrasjesh mes anëtarëve të së njëjtës familje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button