Kaloni te përmbajtja kryesore

Burri i presidentes i reagon Vuçiqit: Analfabet, propagandist i Kasapit të Ballkanit

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit, presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu shkruan: “Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiq tha se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button