Burri me 6 punë nga shtëpia, tregon se po bëhet milioner

Një burrë thotë se e ka zotëruar artin e ngutjes dhe zbuloi se si po bëhet milioner, duke punuar fshehurazi gjashtë punë nga shtëpia.
Në një postim të publikuar në temën e “True Off My Chest”, burri anonim shkroi se ai punon si IT dhe është i njohur në fushën e tij, transmeton rtv21.tv.
Por kur filloi pandemia, ai ishte duke punuar për një klient dhe mori një punë të dytë sepse ishte kontraktor, pasi nuk është linja më e qëndrueshme e punës.
Megjithatë, ai ka marrë më shumë punë dhe kjo po ia rrit atij llogarinë bankare.
“Kam marrë më shumë punë dhe aktualisht jam duke punuar gjashtë punë me kohë të plotë tani. Puna nga shtëpia e ka mundësuar këtë. Nuk do ta kisha bërë këtë nëse do të më duhej të shkoja në zyrë. Unë jam me bazë në Evropë dhe këtë vit do të bëj rreth 700 mijë dollarë”, ka shkruar ai.
Në fund, ai tha më tej se nuk është i sigurt për etikën e të pasurit kaq shumë punë në kompani të ndryshme, por kjo i ka ndryshuar jetën. Ai gjithashtu pohoi se pas disa vitesh do të mund të dilte në pension dhe të bëhej milioner para se të mbushte 40 vjeç./21Media

Back to top button