Burri nga Lipjani e merr veturën e malazezit dhe nuk e kthen më

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj në Lipjan.
Një shtatas malazez ka raportuar se një kosovar ka marrë një veturë nga ai dhe nuk e ka kthyer më. Njësitë policore kanë shkuar tek shtëpia e të dyshuarit dhe e kanë gjetur dhe sekuestruar veturën.
Rasti ka ndodhur më 27.06.2022, rreth orës 16:35.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button