Burri rrah bashkëshorten shtatzënë në Gjakovë

I pandehuri nga Gjakova me inicialet M.M ka rrahur bashkëshorten e tij shtatzënë me inicialet M.B duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në krahë.
Siç bënë të ditur Prokuroria kjo erdhi pas një mosmarrëveshje paraprake rreth djalit të tyre 1 vjeçar.
“I pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Si rrjedhojë Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./21Media

Back to top button