Bursat botërore shënojnë ngritje

Ngritja e Wall Street-it ka reflektuar edhe në forcimin e vlerës së aksioneve evropiane në tregti

Aksionet në Wall Street në fillim të ditës së sotme kanë shënuar ngritje pas lajmeve të mira nga tregu për ndërtimin e shtëpive dhe të hyrave solide të kompanive

Rreth 35 minuta nga hapja e bursës, indeksi industrial Daw Jones është forcuar 0.1 për qind në 21.600,33 poenë, S&P 500 shënoi ngritje 0,3 për qind në 2.468,26 poenë, ndërsa Nasdaq pati ngritje 0,5 për qind në 6.373,60 poenë, transmeton AFP./21Media

Back to top button