Bush varroset në Hjuston

Trupi i tij prehet në bibliotekën presidenciale në Texas

Nderimet 4-ditore për Geroge H. W.  Bush presidentin e 41-të të Amerikës, janë mbyllur sot me ceremoninë mortore që e shpiu trupin e tij të pajetë drejt banesës së tij të fundit.

Pas funeralit shtetëror të së mërkurës në Uashington, në të cilin morën pjesë 5 presidentë të vendit dhe figura të tjera shtetërore të huaja, arkivoli i mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara i Bushit të vjetër u dërgua në Kishën ipeshkvnore të “Shën Martinit”, pikërisht aty ku pjesëtarët e dinastisë Bush janë falur për dekada të tëra, për një tjetër shërbesë, ku morën pjesë rreth 1 mijë e 200 të ftuar.

Pas ceremonisë në kishën e Shën Martinit trupi i presidentit do të transportohet me tren, me lokomotivën që do të piktorohet me ngjyrat e aeroplanit të forcave ajrore të përdorur gjatë presidencës së tij, dhe numrin e vendosur në këtë konvoj, që është 4141, drejt bibliotekës presidenciale në kollegj Stejshën në Teksas.

Aty trupi i tij i pajetë do të prehet përbri atij të bashkëshortes Barbara, që ndërroi jetë gjatë muajit prill të këtij viti, sikurse edhe vajzës së tyre Robin, që u nda nga jeta prej leukemisë që në moshën 3-vjeçare.

Bush vdiq në shtëpinë e tij në Hjuston në moshën 94-vjeçare, më 30 nëntor./21Media

Back to top button