Bust në Sarandë për Pacollin, dhuratë që nuk e priste

 

Me rastin e ditëlindjes, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli ka marr një dhuratë që nuk e priste.

Në Sarandë të Shqipërisë është vendosur busti i Pacollit, shkruan rtv21.tv.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua”, ka shkruar ai në “Facebook” duke ia bashkangjitur edhe një fotografi se si duket busti.

Kreu i AKR-së u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për këtë portret.

“Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra”, ka përfunduar Pacolli.

Behgjet Pacolli sot feston 69 vjetorin e lindjes./21Media

Back to top button