Butrint Imeri: Shumë i lumtur që po e përmbyllim vitin me këtë projekt madhështor

 
Nesër në mesnatë publikohet projekti i ri muzikor nga Butrint Imeri dhe Don Xhoni.
Dyshja do ta përmbyllin vitin 2021 me këngën e titulluar “Corazon”.
Me një postim në Instagram, Butrinti ka thënë se është i lumtur që po e përmbyllin vitin me këtë projekt që ai e quan madhështor.
“Shumë i lumtur që po e përmbyllim vitin me këtë super projekt madhështor. Faleminderit Zotit për gjithçka. Shihemi nesër 23:59”, ka shkruar këngëtari krahas videos.


Kujtojmë se, viti 2021 ishte i suksesshëm për të dy emrat e njohur të estradës. Ata sollën projekte të shumta që u pritën mirë nga fansat e tyre./21Media

Back to top button